Home SPORT Gjysma e Bundesligës e do Azemin

Gjysma e Bundesligës e do Azemin

Ilir Azemi në radarin e gjysmës së Bundesligës gjermane. ‘Mopo.de’, bënë të ditur se sulmuesin e Kosovës, tani e duan shumë skuadra të Bundesligës. Madje, njëra ndër to është edhe Hamburgu, me të cilën skuadra e Azemit, Greuther Furth takohet sot në takimin e parë të barazhit për Bundesligë.

“Azemi ka shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e fundit. Gjysma e Bundesligës tani janë vënë pas tij, madje edhe Hamburgu, Frankfurti, Augsburgu e Freibuergu. Ai mund të kushtojë rreth 1.5 milionë euro”, shkruan ‘mopo.de’. Mbrojtësi i Hamburgur, Lasse Sobiech e lavdëron Azemin para ndeshjes së sotme. “Iliri është sulmues i vërtetë.

Ai ka të gjitha kualitetet për të luajtur në Bundesligë”, tha ai. Azemi do t’i mungojë Kosovës për dy ndeshjet miqësore, atë ndaj Turqisë e Senegalit.

Previous articleEliza Dushku xhiron film në një çmendinë
Next articleBoksierët e Prishtinës në Zvicër