Home SHOWBIZ Gjystja: Pija limon çdo mëngjes, humba 6 kg për 10 ditë

Gjystja: Pija limon çdo mëngjes, humba 6 kg për 10 ditë

Ndërkohë që shihet si një nga bombat e skenës shqiptare, dikur edhe ajo kishte probleme me peshën.

Ndonëse ishte bërë nënë kohë më parë duke lindur Rozanën, Gjystja edhe pse shumë e angazhuar në skenë, kishte probleme me peshën gjë që nuk e duronte dot.

Kishte vendosur dhe përdorur disa dieta por asnjëra nuk i kishte ndihmuar për të rënë nga pesha. Por pas një kohe ajo humbi shumë kilogram duke sjellë trupin në një formë të shkëlqyer.

Gjystja këto ditë ka treguar mënyrën se si i ka humbur kilogramët.

”Me 10 ditë program pastrim të organizmit dhe trupit kam rënë edhe në peshë 6kg për këto 10 ditë, në programin tim kam pas për mëngjes, drekë e darkë vetëm pemë, çaj dhe tinktura 100% bio, që ishin dhe jo aq të shijshme por ama për një trup të shëndoshë ia vlenë. Çdo mëngjes esull duhet të pija nga një limon të shtrydhur në një gotë me ujë, gjë që do e praktikoj deri sa të jem gjallë, duhet një disiplinë dhe të them açik se dietë më të lehtë nuk kam mbajtur asnjëherë më parë, dhe që nga ky pastrim i organizmit shumë më mirë flej, pa stres”.

Previous articleKlasa e 13-të, “humbje kohe”
Next article​Lopez nuk largohet nga Reali