Home LAJME GrabovcI: Ministrat i kemi vitalë; Beqiri: Nuk i ke këtu të të...

GrabovcI: Ministrat i kemi vitalë; Beqiri: Nuk i ke këtu të të duartrokasin!

Mos prezenca e ministrave në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe mos gatishmëria e tyre për tu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, e ka shqetësuar kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se deputetët po injorohen vazhdimisht.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se Beqiri i ka “tranuar duke u deklaruar se kryeministri po bënë fushatë, përderisa sipas tij me këto deklarata Beqiri po bënë vet fushatë.

Grabovci ka shtuar se kryeministri dhe ministrat janë të përgatitur edhe për ta fituar edhe mandatin e ardhshëm.

Ndërsa, Beqiri ka thënë se mosgatishmëri e ministrave për tu përgjigjur është duke ndodh gjithmonë, jo vetëm ndaj deputetëve të LDK-së, por edhe deputetëve të partive të tjera. Megjithatë, ai ka bërë përjashtime në këtë deklaratë duke thënë se ministrat që ishin prezent sot në seancë janë më të përgjegjshmit prej ministrave.

“Unë e kuptoj kolegun tim Beqirin se ka dëshirë me ardhë në pushtet. Vërtet na ka tranu tu thanë se kryeministri po bënë fushatë anej-knej, po këtu po shihet se zoti Beqiri e shfrytëzoj këtë rast për të bërë fushatë. Unë e them me përgjegjësi se kryeministri dhe ministrat janë shumë vitalë, janë shumë të pushueshëm dhe janë shumë të përgatitur edhe për mandatin e ardhshëm qeverisës. Kam bindjen e thellë se qytetarët janë ata që do të vlerësojnë punët e mira që janë bërë për këtë vend”, ka thënë Grabovci.

Beqiri, duke replikuar ka thënë se po të kishte qenë kabineti i Qeverisë në Kuvend prezent pas fjalës së Grabovcit, të gjithë do ta duartrokisnin për “punën e mirë” që po e bëjnë.

“Është e pa kuptueshme se si reagoni. Nëse besojnë qytetarët edhe fjalëve tuaja, le t’ju besojnë, por qytetarët po shihet se çdo ditë e më tepër po e shohin se gjithçka mund të bëhet nga kjo qeveri – vetëm punë jo”, ka thënë Beqiri.

Në seancë prezent ishin vetëm ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe ministri i Infrastrukturës, Femi Mujota. /KP/

Previous articleQeni që kushton 2 milionë dollarë
Next articleU mbajt takimi për zhbërjen dhe integrimin e “Mbrojtjes Civile”!