Home Kuriozitete Gruaja me tatuazhet më të shumta në botë, e detyruar prej një...

Gruaja me tatuazhet më të shumta në botë, e detyruar prej një sëmundjeje të rrallë

Kjo është historia e pabesueshme e Julia Gnuse-së, një gruaje 54-vjeçare që prej shkakut të porfieri-së (një sëmundje e rrallë e trashëguar) është detyruar të mbulojë me tatuazhe të gjithë trupin e saj.

Lëkura e gruas në fjalë është plotë e përplot me dizenjo të ndryshme, por kryesisht bëhet fjalë për karikatura dhe skena xhungle, ku ajo ka vizatuar personazhet e saj të preferuara. Për këtë fakt njihet edhe si “Gruaja e ilustruar”, ndërsa mban Rekordin Botëror Ginues si femra me e tatuar në botë! Por kjo nuk qe thjeshtë një tekë e Julia-s! Siç e përmendëm më lart, ajo vuante nga një lloj sëmundje e rrallë lëkure! Nëse këtë të fundit e ekspozonte në diell, atëhërë i gjithë trupi i mbushej me puçrra e plagë dhe për këtë ajo detyrohej të rrinte vetëm në errësirë. Ndaj gruaja nga Kalifornia vendosi të bënte tatuazhe në të gjithë trupin sapo zbuloi (fillimisht nga një tatuazh në këmbë) se boja e përdorur do ta ndihmonte atë që të jetonte edhe duke iu shfaqur rrezeve të diellit!

julia-gnuse

Previous articlePastroni mushkëritë nga tymi i duhanit për 3 ditë
Next articleJa burri i cili ka më së shumti gra (Foto)