Home SPORT Guardiola, Mandzukicit: Udha e mbarë të qoftë!

Guardiola, Mandzukicit: Udha e mbarë të qoftë!

Pep Guardiola është përshëndetur me Mario Mandzukicin nga Bayern Munchen.

Trajneri i famshëm spanjoll i ka bërë të ditur yllit kroat se nuk ka vend më për të në Bayern. Madje mes tyre thuhet se ka patur edhe një dialog verbal, pas së cilit Mandzukic e ka marrë konfirmimin për largim.

“Të uroj fat në skuadrën tuaj të re. Dëshiroj të të them se koha jote në Bayern ka përfunduar. Si trajner dhe anëtar i klubit të jam mirënjohës për të gjitha që ka bërë për Bayernin” i ka thënë Guardiola, Mandzukicit.

Previous articleBatllava siç nuk e keni parë
Next articleMe veturë, e shkel gruan e tij shtatzënë