Home SPORT Guardiola: Titulli 2 ose 3 ndeshje larg

Guardiola: Titulli 2 ose 3 ndeshje larg

Prej muajsh titulli i Bundesligës mbahet i shtrënguar nga duart e forta të Bayern Munchen dhe Pep Guardiola nuk preferon të presë më gjatë, por kërkon ta mbyllë njërën llogari të këtij sezoni që në ndeshjen me Mainzin.

Me 23 pikë epërsi ndaj vendit të dytë, bavarezët zyrtarisht mund të mbajnë kurorën e kampionit në Gjermani nëse do të fitojnë të shtunën ndaj Mainz 05 dhe në të njëjtën kohë nëse Borussia Dortmund dhe Schalke 04 nuk do të marrin asnjë pikë, respektivisht ndaj Hannover 96 dhe Eintracht Braunschweig.

“Jemi vetëm një apo dy ndeshje larg mbrojtjes së titullit në Bundesliga, por koha nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për mua. Ajo që vlen më tepër është marrja e trofeut, si dhe të qëndrojmë të karikuar dhe të kemi përqëndrim të lartë edhe për 2 apo 3 muajt e ardhshëm”, është shprehur Guardiola.

Pas një dëmtimi të lehtë në stërvitje, tekniku spanjoll mund t’i besojë sërish holandezit Arjen Robben, i cili gjithashtu firmosi rinovimin deri në 2017-ën, ndërkohë që lajm i mirë është edhe rikthimi në formë të mirë i Schweinsteiger pas mungesës së gjatë nga dëmtimi.

Ashtu si Guardiola, mesfushori gjerman deklaroi se sigurimi i titullit në Mainz do të ishte një objektiv i arritur, por që gjithsesi nuk ka shumë rëndësi se kur do të ndodhë rikonfirmi i Bayernit kampion.

Previous articleTurqia me ofertë zyrtare për Januzajn
Next articleKonfiskohen armë dhe municion në fshatin Mazgit