Home Kuriozitete Hajdutja më e famshme në botë, del në “pension”

Hajdutja më e famshme në botë, del në “pension”

Vjedhjen e parë e realizoi me një lehtësi aq të madhe sa që, as që e kuptoi se e kishte bërë. Por amerikania Doris Payne tashmë 79 vjeç, pas 60 vitesh nga ai moment thotë se njerëzit harrojnë.

 Teksa ndodhej në një argjendari, shitësi e kishte lënë mënjanë duke u marrë me një klient të bardhë, duke harruar se ajo mbante në dorë një byzylyk të çmuar të cilin po e provonte. Kështu Doris u largua e pashqetësuar. Nga këtu lindi tek ajo shpirti i hajdutes.

Doris u arrestua në Los Angelos për vjedhjen e saj të radhës, të një unaze diamanti me vlerë 23 mijë dollarë, ndërsa të hënën u dënua me 4 vite, dy vite në burg dhe dy të tjerë në liri me kusht. Kësaj radhe ajo pranon se karrierës së saj i ka ardhur fundi por thotë se, “Nuk kam asnjë pishman për vjedhjet. E vetmja gjë që më vjen keq është se u kapa”.

Doris Payne nuk është e famshme vetëm për publikun por e njohur edhe nga Interpol dhe FBI, pasi akuzohet se ka vjedhur unaza, ora dhe byzylykë duke preferuar gjithnjë ata me diamantë. Por sekreti i kësaj hajduteje ndërkombëtare e cila ka vepruar në shtete të ndryshme të botës, është eleganca e veprimit si dhe serioziteti dhe finesa se si ajo është shfaqur gjithmonë në publik.

Mirëpo ajo ka arritur të sigurojë 20 identitete false gjatë karrierës së saj kriminale, dhe një sërë arrestimesh mbi shpatulla, ku sa herë që lirohej, i kthehej sërish profesionit të vjetër. Doris ka lindur në Virginia, ku babai i saj punonte si minator dhe nëna si rrobaqepëse. Thuhet se ajo nisi të vidhte për të ndihmuar nënën që të ndahej nga i ati që e dhuonte, por kjo gjë nuk është vërtetuar asnjëherë.

Previous articleFiksimi për vdekjen i sjell … një burrë pasanik
Next articleNjihen në chat, dashurohen dhe në fund zbulojnë se janë motër e vëlla