Home SHOWBIZ “Hapat e Mi”, këngë motivuese nga Capital T dhe Vedat Ademi

“Hapat e Mi”, këngë motivuese nga Capital T dhe Vedat Ademi

Reperi shqiptar, Capital T, ka publikuar videoklipin e tij të ri në bashkëpunim me këngëtarin nga Mitrovica, Vedat Ademi.

Bëhet fjalë për një projekt mjaft mirë të punuar, që në tekst është motivues dhe flet për ri-ngritjen nga dështimi, apo edhe se si suksesi arrihet nga fillimi.

Skenat e klipit janë xhiruar në disa lokacione të ndryshme, e në disa prej tyre edhe shfaqen ushtarë duke stërvitur.

Kënga është prodhim i Authentic Entertainment, kurse videoklipi nga ProVideo.

 

Previous articleAeroplani i “Malaysia Airlines” ndodhet në Afganistan, udhëtarët mbahen robër?
Next articleEmina – krejt firmë