Home LAJME Hapet procedurë zyrtare për themelimin e Gjykatës Speciale

Hapet procedurë zyrtare për themelimin e Gjykatës Speciale

Komisioni për Legjislacion me gjashtë vota për dhe dy kundër i ka dërguar Kuvendit të Kosovës amandamentin që hap procedurën zyrtare për themelimin e Gjykatës Speciale.

Ky vendim erdhi pas debateve të ashpra mes kryetarës së Komisionit Albulena Haxhiu e Fatmir Limaj në njërën anë e deputetëve të LDK-së ,Armend Zemaj e Doruntina Malokut në anën tjetër, transmeton Klan Kosova.

Katërshja gjatë gjithë kohës u grindë me njëri-tjetrin për dilemen se çka do të gjykojë Specialja dhe a do ta njollosë kjo gjykatë UÇK-në.

Zemaj ka thënë se gjithsesi duhet të zbardhen vrasjet e figurave kyçe të UÇK-së , si Ahmet Krasniqi e të tjerët.

Ndërkaq, Fatmir Limaj nga Nisma ka thënë se do ishte mirë që të kapen individët që dyshohet se kanë kryer krime në emer të UÇK-së e jo për këtë punë të themelohet një gjykatë.

Previous articleMustafa pritet në Slloveni me nderimet më të larta shtetërore
Next articleMustafa takoi kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Brglez