Home LAJME Haradinaj: Unë respektoj islamin e pastër

Haradinaj: Unë respektoj islamin e pastër

I pyetur në lidhje me deklaratën e famshme që Haradinaj kishte bërë kundrejt ekstremistëve islamikë “Mjekrrat e flliqta”, ai tha se vazhdon të mendoj njejtë për një pjesë të atyre lëvizjeve radiale të cilat po i dërgojnë djemtë e Kosovës për të luftuar në shtetin sirian.
Qendrimi im është i pastër, unë respektoj islamin autokton, të pastër, por lëvizjet ekstremiste, por jam kundër lëvizjeve radiale që paraqesin rrezik për vendin. Fakti që po mbërrijnë djemtë tanë të vriten në Siri, kjo dëshmon se në vendin tonë egzistojnë këto lloj levizjesh”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për kolaicionet lideri i AKK-së tha se do të vazhdoj partneritetin me LDD-në. Ai u shpreh i gatshëm edhe për bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përjashtuar kështu vetëm PDK-në dhe AKR-në, pasiqë sipas tij, ky koalicion qeverisës nuk ka rezultuar të jetë i suksshëm për vendin.

 

Haradinaj ka kritikuar edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se nëse ai do të qeverisë me vendin, dialogu nuk do të vazhdojë në këtë format.

 

 

 

Haradinaj thotë poashtu se në partinë e tij po bëhën reforma dhe prurje të reja, persona të cilët nuk kanë qenë më herët në politikë.
“Në Aleancë po ndodhin reforma e prurje të reja. Në Ferizaj, kryetari Naim Ferati i ka dorëzuar përgjegjësitë Naim Zariqit. Kemi numër të madh të personave që nuk janë marrë më herët me politikë, dhe derisa të mbahen zgjedhjet ne nuk do ti konsumojmë ata”, ka thënë Haradinaj.

 

Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, ende shpreson në përkrahjen e pjesës tjetër të opozitës për shkarkimin e qeverisë Thaçi
AI në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë që ka biseduar me liderët e tjerë të partive opozitare në lidhje me këtë çështje.
“Unë kam biseduar me Isa Mustafën shumë herë mirëpo nuk dua që të jap detaje meqë ai nuk ndodhet këtu. Unë jam në komunikim edhe me Vetëvendosjen, kemi biseduar edhe me Albin Kurtin por as për këtë nuk dua që të jap detajet”, ka thënë Haradinaj
Ai ka kritikuar qeverinë aktuale, duke thënë se vendin e ka mbërthyer një korrupsion industrial, ndërkaq i pyetur për kolicion të mundshëm me PDK-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Haradinaj ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
“Nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në. Aleanca nuk ka pasur asnjëherë koalicion me PDK-në.PDK gjatë qeverisjes i ka bërë dëme vendit, andaj Aleanca Për Ardhmerinë e Kosovës nuk mund të bëjë koalicion me një parti të tillë”, ka thënë Haradinaj.

 

Previous articleMaqedonia në NATO, të kushtëzohet me ligjin për UÇK-në
Next articleÇeku: Këshilli i Sigurimit s’ka pse diskuton për FAK-un