Home LAJME Haradinaj:Gjykata Speciale është një mashtrim i radhës.

Haradinaj:Gjykata Speciale është një mashtrim i radhës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Info-Box të Tv Dukagjinit, duke folur për Gjykatës Speciale, ka thënë se e keqja më e madhe e kësaj gjykate, është se ajo sipas tij, është selektive – i prek vetëm shqiptarët.

Ai më tutje ka thënë se nuk e çudit fakti se Gjykata Speciale mund të kërkoj prova dhe të bëjë hetime në zonën e Dukagjinit, sepse dihet ku është bërë lufta.

“Lufta është bërë në Dukagjin, duke mos përfunduar lufta më herët si në disa zona tjera. Ka ndodhur lufta gjithë kohën. Ka qenë lufta më intensive. Krejt insistimet që i ka bërë Serbia për të bërë hetime pas luftës, kanë qenë të fokusuara më së shumti në këtë zonë. Krejt çka ka ndodhur në zonën e Dukagjinit – e vogël ose e madhe – është shtjelluar në Tribunalin e Hagës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se nuk e kupton se si po kanë fytyrë bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë hetimet për ish-pjesëtarët e UÇK-së, kur sipas tij, më këtë çështje është marrë UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i.

Sipas tij, edhe Gjykata Speciale është një mashtrim i radhës.

“Një mashtrim i radhës që po vjen. Ky është qasi materiali, kanë me përfitu disa njerëz duke marrë rroga – asgjë më tepër”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Previous articleMustafa:Jam duke punuar shumë me të gjithë për të gjetur zgjidhje për transformimin e FSK-së.
Next articleThaçi: Serbia shkel Marrëveshjen e Brukselit me gjuhën që përdor ndaj Kosovës