Home LAJME Harrohen 120 mijë vendet e punës

Harrohen 120 mijë vendet e punës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë fushatës parazgjedhore kishte premtuar se me qeverisjen e tyre gjatë një mandati do të krijohen 120 mijë vende të reja pune, kurse premtim edhe më të madh pati dhënë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila premtonte 200 mijë vende të tilla.

Mirëpo, tani me ardhjen në pushtet, ku në krye të Qeverisë është Isa Mustafa dhe zëvendës i tij i parë është Hashim Thaçi, liderët e LDK-së dhe të PDK-së ende nuk kanë sqaruar se si do t’i gjenerojnë këto vende pune, përkatësisht në cilët sektorë.

Previous articleMajlinda Kelmendi merr Medaljen Presidenciale të Meritave
Next articleKundërkorrupsioni heton ish-ministrin Ismajli