Hashim Thaçi është larguar nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr për 17 vjet me radhë. Një hap të tillë ai e ka ndërmarrë pasi është zgjedhur President i vendit. Kushtetuta e Kosovës e ndalon që shefi i shtetit të ushtrojë edhe detyrë tjetër. Thaçi po ashtu ka lënë edhe postet e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Ai pritet të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit më 7 prill.
Në krye të PDK’së tani pritet të vijë Zëvendëskryetari i Parë i PDK’së Kadri Veseli. Më poshtë mund t’i shihni letrat e dorëheqjes që Thaçi ua ka dërguar disa adresave.