Home LAJME Hashim Thaçi: Një Parlament që s’mund ta formojë ushtrinë e vetë, është...

Hashim Thaçi: Një Parlament që s’mund ta formojë ushtrinë e vetë, është e pakuptimtë të ekzistojë

Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar indirekt se sot shpëndahet Parlamenti dhe se votimi për shndërrimin e FSK’së në FAK dhe çështja e vendeve të rezervuara për minoritetet, do të lihet për legjislaturën e ardhshme, ashtu siç kishte raportuar Express mëngjesin e sotshëm.

“Një Parlament që s’mund ta formojë ushtrinë e vetë, është e pakuptimtë të ekzistojë”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media pas takimit me Komisionerin për Zgjerim të BE’së, Stefan Fule.

Ai tha se ushtria e Kosovës nuk u votua për shkak të “etheve elektorale” të disa partive.

Kryeministri paralajmëroi një takim në zyrën e tij në ora 12:00, i thirrur nga Presidentja, ku do të vendoset për hapat drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Unë kam propozuar datën 8 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve dhe aktualisht jemi brenda afateve të parapara me Kushtetutë”, tha ai.

Shpërndahet Parlamenti, pa e krijuar FAK’un dhe pa i votuar vendet e rezervuara për minoritetet? 

Liderët politikë duket se nuk kanë arritur marrëveshje në Presidencë dhe tashmë në tavolinë ka ngelur vetëm një opsion; shpërndarja e Parlamentit dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por aktualisht s’ka kuorum të mjaftueshëm për shpërndarje të Parlamentit. Në sallë janë vetëm 75 deputetë.

Burime të Gazetës Express thonë se në pamundësi të arritjes së kompromisit, Parlamenti nuk do të votojë sot – ashtu siç pritej – për shndërrimin e FSK’së në FAK dhe për vendet e rezervuara për minoritetet.

“Këto çështje do t’i lihet legjislaturës së ardhshme. Sot, sipas gjitha gjasave, shpërndahet Parlamenti”, ka thënëburimi i gazetës.

Ndërkohë, tash ka filluar mbledhja e Parlamentit.

Ja si shpërndahet Parlamenti, sipas Kushtetutës së Kosovës

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]

1.

Kuvendi shpërndahet në këto raste: (1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;

(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;

(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedh et Presidenti i Republikës së Kosovës.

2.

Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Previous articleGenta, bukur me veshje sportive
Next articleAhmeti: Dushku nuk heziton asnjëherë të flasë për Shqipërinë e shqiptarët