Home SPORT Hasi ndihmon Kosovën, ia ndalon Kouyates të grumbullohet me Senegalin

Hasi ndihmon Kosovën, ia ndalon Kouyates të grumbullohet me Senegalin

Trajneri kosovar, Besnik Hasi, duke qeshur ka theksuar se do t’ia ndalojë grumbullimin me Senegalin futbollistit të tij te Anderlechti, Cheikhou Kouyate, për ta ndihmuar Përfaqësuesen e Kosovës.

Trajneri i Anderlechtit, kosovari, Besnik Hasi, në shaka theksoi se do ta ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës për sfidën ndaj Senegalit më 25 maj.

Hasi theksoi duke qeshur se do t’ia ndaloj grumbullimin me Senegalit lojtarit të tij te Anderlechti, Cheikhou Kouyate.

“Unë në skuadër kam në mesfushë lojtarin që luan me Senegalin, Cheikhou Kouyate. Duhet ta ndalojë të mos shkoj Kouyaten, në mënyrë që ta ndihmojë Kosovën dhe që Senegali të jetë pak më i dobët”, deklaroi duke qeshur Hasi për ‘Interaktiv’.

Ish mesfushori i Kombëtares shqiptare theksoi se rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës nuk duhet të jenë në plan të parë, pasi këto miqësore janë më shumë për ta promovuar Kosovën.

Previous articleLegjislatura me vota të dyshimta hyn në javën e fundit
Next articleLista që mund ta përçajë PDK-në