Home LAJME Haxhiu: LDK dhe VV kanë humbur rrugën në rreth rrotullim te Veterniku

Haxhiu: LDK dhe VV kanë humbur rrugën në rreth rrotullim te Veterniku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ngritur sot në Kuvendin e Kosovës një shqetësim të qytetarëve lidhur me ngecjet e punimeve në rreth rrotullimin te Veterniku, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë-Ferizaj.

Haxhiu theksoi se rreth rrotullimi te Veterniku është shndërruar në makth për qytetarët e Kosovës.

“Punimet në këtë projekt kanë filluar në vitin 2012 , bazuar në intensitetin dhe dinamikën e punimeve përfundimi i këtyre punimeve nuk pritet te ndodh shpejt. As udhëheqja e atëhershme, e as kjo e tanishmja e Komunës së Prishtinës duket të mos kenë profesionalizmin e duhur që ky projekt të përmbyllet, pasi që kjo rrugë vazhdon të jetë edhe sot e mbyllur dhe qytetarët detyrohen të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë vështirësi në qarkullim. Kur filluan punimet në këtë projekt komuna e Prishtinës kishte informuar të gjithë qytetarët se rruga do të jetë e mbyllur vetëm për 45 ditë. Është më se evidente se udhëheqja e kaluar komunale e Prishtinës është karakterizuar me kotësi, ndërsa kjo e tanishmja edhe me mungesë te njohurive elementare për zhvillim dhe mbikëqyrje të projekteve”, tha Haxhiu.

Sipas tij, LDK-dhe VV se bashku për afro dy vjet nuk po arrijnë të përmbyllin një projekt të vetëm te rreth rrotullimit te Veterniku, sepse LDK ka menduar të menaxhoj projektet me duar në xhepa, ndërsa VV duke qenë kundër SHBA-ve, duket treguar kështu një padituri të theksuar jo vetëm në menaxhim të projekteve ekzistuese por edhe ne bllokim të tërë qytetit ne sektorin e ndërtimeve.

Previous articleGashi: UP, viktimë e ndërhyrjeve politike
Next articleLuftime të ashpra për të rimarrë qytetin Slovyansk