Home SPORT Hazard shpallet Lojtari i Ri i Vitit nga PFA

Hazard shpallet Lojtari i Ri i Vitit nga PFA

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, është emëruar Lojtari i Ri i Vitit nga Asociacioni i Lojtarëve Profesionist (PFA).

Belgu përfundoi para yllit të Liverpoolit, Daniel Sturridge, i cili përfundoi i dytë, derisa mbrojtësi i majtë i Southampton, Luke Shaw, siguroi pozitën e tretë.

Hazard ka qenë shtyllë kyçe në garën për titull të Chelseat këtë sezon duke shënuar 14 gola dhe duke regjistruar shtatë astitime në 33 paraqitje.

23-vjeçari është emëruar edhe në Ekipin e Vitit të shpallur nga PFA, ku po ashtu përfshihen bashkëlojtarët e tij të Chelseat, Petr Cech dhe Gary Cahill.

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ai i Evertonit, Ross Barkley, dhe i riu tjetër i Liverpoolit, Raheem Sterling, po ashtu ishin në listën e të nominuarve.

Previous articleKështu di vetëm Barca
Next articleBB Poqi me klip të ri