Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar komune Lutfi Haziri ka votuar sot në ora 09:30 në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan. Me këtë rast ai ka thënë se sot është një ditë e bardhë për Gjilanin, dhashtë Zoti edhe e mirë jashtëzakonisht.
“Presim që qytetarët të dalin ta shprehin lirshëm vullnetin përmes votimit të lirë. Kemi një mëngjes të mbarë sepse nuk kemi të raportuar thyerje të rregullave apo probleme të tjera teknike. Qytetarët e Gjilanit në mënyrë solemne po dalin sot bashkë me familje dhe pa kurrfarë frike për të votuar”, ka thënë Haziri.
Ai i ka ftuar qytetarët që ta shprehin sot vullnetin e vet dinjitetshëm kudo në territorin e komunës së Gjilanit, sepse, siç tha ai, i kanë pasur katër vite të rënda, katër vite jetë jo të dinjitetshme, në mënyrë që vërtet sot dita të jetë përcaktues i një mandati krejt të ri.
“Shpresoj shumë që qytetarët e Gjilanit të vendosin sot. Apeli im për qytetarët është që të jenë të qetë, të dalin mosovikisht me familje dhe të jenë solemn sepse dita e zgjedhjeve është dita më ë mirë brenda një mandati që mund ta ketë qytetari sepse ai atë ditë vlerëson dhe vendosë vet”, ka thënë Haziri. /RadioRINIA/