Home Uncategorized Haziri: falënderime në Llashticë, do ta bëjmë model në qeverisjen e LDK-së

Haziri: falënderime në Llashticë, do ta bëjmë model në qeverisjen e LDK-së

LlashticeGjilan – Në kuadër të muajit të falënderimeve, kanditati i LDK per kryetar te Gjilanit  Lutfi Haziri ka vizituar sot fshatin Llashticë.

Haziri ka vizituar shumë familje në këtë fshat, duke i falënderuar për besimin e madh që ia dhanë LDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ai tha se Llashtica do ta ketë rolin e vecant në qeverisjen komunale, nën udhëheqjen e tij.

“Kam ardhur t’i falënderoj të gjithë banorët e Llashticës për besimin e madh që i dhanë LDK-së. Llashtica nuk e ka lëshuar asnjëher LDK-në. Rugovizmi na ka bashkuar të gjithëve. Ky fshat do ta ketë vendin dhe rolin e vecant në qeverisjen e LDK-së. Llashtica ka vuajtur dy herë më shumë në luftën e fundit. Ua kemi borxh këtij fshati zhvillimin. Llashticën do ta bëjmë model në qeverisjen e LDK-së”, është shprehur, ndër të tjera,  Haziri.

Banorët e Llashticës e falënderuan kryetarin Haziri për vizitën, duke thënë se mbështetja dhe disponimi për LDK-në do të jetë edhe më i madh më 1 dhjetor. /RadioRINIA/

Previous articleFëmijët vizitojnë Gjykatën dhe takohen me kryetarin Zyhdi Haziri
Next articleËshtë mbledhur Këshilli për organizimin e “Flakës së Janarit 2014”