Home Uncategorized Kosovari dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

Kosovari dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

Si bazë për dëbim, gjykata ka numëruar një sërë veprash penale të tij. Ai po ashtu kishte pasur borxhe të shumta dhe kishte marrë rreth 240 mijë franga në emër të ndihmave sociale nga shteti.

Ka qëndruar 26 vjet në Zvicër dhe tash duhet ta braktisë vendin ku ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tij. Kjo i ka ndodhur një shtetasi kosovar, sot 47 vjeç me qëndrim në regjionin Zürcher Oberland. Vendimin për dëbim të tij e ka vërtetuar edhe Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, pasi që më parë gjykata e qarkut në Uster i kishte shqiptuar po këtë dënim, të cilin ai e kishte atakuar.

Si bazë për dëbim, gjykata ka numëruar një sërë veprash penale që ka kryer kosovari. Ai po ashtu kishte pasur borxhe të shumta dhe kishte marrë rreth 240 mijë franga në emër të ndihmave sociale nga shteti.

Në vitin 1988 kosovari kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues. Pasi që martohet me një shtease italiane që kishte lejen e qëndrimit të përhershëm (C) ai merr vizën B dhe i pushon procedura e azilit. Kurora në mes tyre kishte qëndruar tri vite, kohë kjo gjatë së cilës çifti kishte lindur dy fëmijë, sot të moshës madhore.

Me prishjen e kurorës, kosovari sërish e humb lejen e qëndrimit, por megjithatë nuk detyrohet të lëshojë Zvicrën pasi që në vitin 1995  kurorëzohet sërish me italianen. Kurora në mes tyre prishet sërish në vitin 1999. Ndërsa në vitin 2007 ai merr leje qëndrimi të vlefshme të BE/EFTA-s, (në bazë të shtetësisë italiane të ish bashkëshortes) të cilës i del afati në fund të vitit 2012.

Pasi që ai edhe zyrtarisht , në vitin 2009 qe shkurorëzuar me ish gruan etij, Zyra për Migracion e kantonit të Cyrihut kishte shqyrtuar të drejtën e tij të qëndrimit në Zvicër. Përkundër zyrës së përmendur, e cila kishte dashur t`i jepte edhe një shans, zyra e njëjtë por në nivel federal kishte refuzuar t`ia vazhdonte atij lejen e qëndrimit. Këtë qvendim, pas ankesës së tij, e kishte vërtetuar njëherë Gjykata Adminsitrative Federale dhe tash së fundi edhe instanca më e lartë, Gjykata Federale, në Lozanë, siç mund të lexohet në një vendim të saj të publikuar në internet.

Sipas vendimit të gjykatës së përmendur, vendim që ishte marrë më 10 dhjetor 2013, 47 vjeçari kishte rënë në kundërshtim me ligjin në forma dhe raste të ndryshme. Kërcënim i shumëfishtë, kërcënim me vrasje, shkaktim dëmi material, shkelje e rëndë e rregullave në komunkacion, vozitje në gjendje të dehur, armëmbajtje pa leje, janë disa nga veprat penale për të cilat ai është dënuar në kohë të ndryshme.

Por një shkas tjetër me rëndësi që ka sjellë te dëbimi i kosovarit ka qenë fakti se ai ka marrë për një kohë të gjatë ndihma sociale nga shteti. Nga 1 qershori 2006 deri më 1 mars 2013 ai ka përfituar 240 mijë franga nga enti social. Për më tepër, shuma e borxheve që ai i ka pasur shtetit, gjegjësisht Entit të Përmbarimit, ka qenë 72000 përkatësisht 43000 franga.

Integrimi i dobët i tij në shoqërinë zvicerane dhe në tregun e këtushëm të punës, ka qenë faktori i radhës që ka peshuar në vendimin për dëbim të kosovarit. Që nga fillimi ai kishte pasur problem në rrethin e punës; kishte sulmuar fizikisht kolegët e punës ose punëdhënësit, kishte bërë mungesa të shumta në punë etj.

Të gjitha këto, të marra së bashku, janë, sipas Gjykatës Federale, arsye të mjaftueshme që, përkundër kohës së gjatë të qëdnrimit në Zvicër, atij t`i merret leja e qëndrimit dhe të dëbohet në vendin e prejardhjes, në Kosovë. shkruan albinfo. /RadioRINIA/

Previous articleHaziri: anëtar nderi i Rotary Klubit “Gjilani”
Next article“Talia…” vazhdon me shfaqjen “Shembja e Kullës së Ajfelit”