Home Uncategorized Haziri: kjo fitore nuk është vetëm e LDK-së por e të gjithë...

Haziri: kjo fitore nuk është vetëm e LDK-së por e të gjithë qytetarëve të Gjilanit

largea_lutfi-haziri_7619Gjilan – Haziri ka thënë se bazuar në të dhënat e komisionarëve dhe të vëzhguesve në Gjilan kanë votuar 46. 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote apo 43 461 votues. Haziri ka thënë se deri më tani janë numëruar 23.8 % apo 10 e 341 dhe nga ky numër 61 % me 39 % është në favor të LDK-së, përkatësisht të tij. 

Po konfirmohet fitorja e 3 nëntorit, ka thënë Lutfi Haziri i LDK-së, sipas të cilit në rezultate e para të votave të numëruara deri në këto momente prin bindshëm karshi kundërkandidatit të tij.

Ai ka thënë se kështu po konfirmohet fitorja e thellë dhe se ka ftuar përkrahësit e tij që të bëhen gati për të kremtuar fitoren por se ka kërkuar që kjo festë të bëhet me dinjitet . Festoni si ushtarë të disiplinuar u ka thënë Haziri përkrahësve të tij duke kërkuar nga ata të mos bllokojnë asnjë rrugë por më vonë kur të jenë rezultatet edhe më komplete të dalin para Teatrit për të festuar bashkë.

Haziri i ka ftuar të gjithë në kremte duke thënë se kjo fitore nuk është vetëm e LDK-së por e të gjithë qytetarëve të Gjilanit pa dallim. /RadioRINIA/

Previous articleMustafa: me koncept më të avancuar për Gjilanin evropian”
Next articleHaziri: Në Gjilan nuk ka humbës sepse me LDK janë fitues të gjithë