Home Uncategorized Haziri: merr urimin e fitores nga Mustafa!

Haziri: merr urimin e fitores nga Mustafa!

Gjilan – Fituesi i garës për kryetar te komunes së Gjilanit, Lutfi Haziri (LDK), konfirmoi pranimin e urimit për fitore, nga rivali i tij Qemajl Mustafa (PDK).

Gjithashtu Haziri ka falënderuar të gjithë rivalët për një garë korrekte në suaza të demokracisë.

Haziri, që do ti prijë Gjilanit, tha se në veçanti falënderon edhe njëherë të gjithë qytetarët gjilanas, për besimin e dhënë për të qeverisur në mandatin 4 vjeçar komunën e Gjilanit.

“Ashtu siç kam premtuar, në qeverisjen time, qytetarët do të jenë vendimmarrja, ndërsa në do të jemi shërbyesit tuaj” ka thënë Haziri. /RadioRINIA/

Previous articleHaziri: Në Gjilan nuk ka humbës sepse me LDK janë fitues të gjithë
Next articleInskenohet ushtrimi i përbashket ne rast të termetit në shkollën “Selami Hallaqi”