Home Uncategorized Haziri: Në programin tim vend të rëndësishëm zë edhe sporti

Haziri: Në programin tim vend të rëndësishëm zë edhe sporti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar sot me drejtuesit e Klubit Hendbollistik “Zhegra”, të kryesuar nga Bajram Isufi.

Gjatë takimit, z. Isufi ka shpalosur sukeseset dhe sfidat që e kanë përcjellur klubin që nga themelimi.

Në emër të kryesisë së KH “Zhegra” ju urojmë për marrjen e postit të kryetarit. Klubi ynë ka pasur rezultate të shkëlqyeshme, përkundër problemeve siç është mungesa e një salle të edukatës fizike, udhëtimi katër herë në javë Zhegër-Gjilan etj. Jemi në mesin e klubeve më të mira në vend. Si junior jemi kampion në Kosovë, i kemi pesë reprezentues dhe shpresojmë në përkrahjen tuaj”, ka thënë kryetari i KH “Zhegra”, Bajram Isufi.

Nga ana e tij, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në programin vend të rëndësishëm zë edhe sporti gjilanas, ndërsa do ta ndihmojë edhe këtë klub aq sa lejojnë mundësitë buxhetore.

“Së pari ju uroj për suksesin tuaj dhe që jeni kaq të organizuar. Në programin tim komunal vend të rëndësishëm zë edhe sektori i sportit. Do t’ju mbështesim aq sa na lejojnë mundësitë buxhetore. Tashm jemi duke i shkurtuar shpenzimet. Do ta keni përkrahjen time të plotë”, është shprehur gjatë takimit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /RadioRINIA/

Previous articleHoxhaj: Kosova në 2014, njohjet edhe anëtarësimi në organizata
Next articleDega e AKR-së në Kamenicë ka mirëpritur Satmifer Kryeziu