Home SPORT Hernanes: Interi do ta fitojë Scudetton brenda dy vitesh

Hernanes: Interi do ta fitojë Scudetton brenda dy vitesh

Hernanes beson se brenda dy vitesh Interi “mund të rikthehet në garën për Scudetto”.

Nerazzurrët janë në garë për t’u kualifikuar për Europa League këtë sezon, pavarësisht sezonit të paqëndrueshëm gjatë vitit të parë të Erick Thohir si president dhe pronar i klubit.

“Ky ishte një vit i pjesshëm pasi në fillim kishte një pasiguri të madhe për projektin e ri”.

“Shumë do të varet nga ajo se si do ta mbyllim sezonin – ne duhet ta bëjmë atë në mënyrë të caktuar, kjo do të na japë vetëbesim neve dhe fansave po ashtu”,

“Jam i bindur se brenda dy vitesh mund të rikthehemi për të luftuar për Scudetto”, ka thënë argjentinasi për Tuttosport.

Previous articleBasha: Refuzimi i konsensusit, me pasoja drastike
Next articleMark Marku: Do të flija me Genta Ismajlin