Home LAJME Historia e Tribunalit

Historia e Tribunalit

Themelimi i një Gjykate Speciale (Tribunali) për krimet e supozuara të luftës, si temë numër një e këtyre ditëve në Kosovë, sipas burimeve ndërkombëtare në Prishtinë, ka një histori të veçantë.

Kur Task Forca e formuar në bazë të pretendimeve të Këshillit të Evropës mbi supozimet e zviceranit Dick Marty për trafik organesh në të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë” kishin sjellë si nevojë bisedimet me autoritetet e ndjekjes penale të EULEX-it, aty kishin dalë shumë raste që nuk lidheshin me “shtëpinë e verdhë”, por të cilat pretendoheshin nga UNMIK-u e më pas EULEX-i se kanë mbetur pezull.

Bëhej fjalë për raste të dyshuara për krime lufte, kanë thënë këto burime.

EULEX-i gjatë mandatit të vet kishte zhvilluar hetime e madje edhe procese gjyqësore për raste të dyshuara si krime lufte, por ato mendohej se nuk ishin mbyllur me rezultatet e pritura.

Në radhë të parë, prokurorët ndërkombëtarë kishin konstatuar se në Kosovë nuk ka kushte sigurie për procese gjyqësore ku si akterë kryesorë do të ishin dëshmitarët e mbrojtur. /Telegrafi/

Previous articleBasha, sot në Kosovë
Next articleKërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e Mujës