Hitzfeld: Bayerni favorit në Ligën e Kampionëve

Ish-trajneri i Bayern Munich, Ottmar Hitzfeld, ka lëshuar lëvdata për trajnerin Pep Guardiola dhe ekipin e tij, duke thënë se ata janë favoritë për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët mbrojtën titullin e Bundesligas të martën, pas fitores ndaj Hertha Berlin, dhe u bënë kampionët më të hershëm në histori të elitës së futbollit gjerman.
Dhe, trajneri i Zvicrës, Hitzfeld, nuk ka ngurruar të shprehë admirimin për skuadrën dhe për trajnerin Pep Guardiola, dhe ka parashikuar ata të bëhen ekipi i parë në histori të futbollit evropian që mbrojnë titullin e Ligës së Kampionëve.

“Gjithmonë është sensacionale kur një ekip thyen rekorde të tilla. Asnjë ekip nuk ka qenë kampion aq herët në një sezon.

“Kjo është një performancë senzacionale nga Bayern. Pep Guardiola i ka bërë ata edhe më të mirë- një trajner i cili tashmë ka fituar gjithçka”.

“Për mua, Bayern është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Hitzfield.