Home LAJME Holanda vë kushte për selinë e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë

Holanda vë kushte për selinë e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë

Holanda është e gatshme të pranojë obligimet dhe detyrat që mund t’i jepen me rastin e krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, por me disa kushte.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se përmendja e Holandës si vend ku mund të zhvillohen seancat gjyqësore është e logjikshme për shkak të përvojës në të kaluarën me Tribunalin e Hagës, shkruan “Koha.net”.

Ambasadori Bosch, ka thënë se Gjykata Speciale duhet të ketë një bazë të fuqishme juridike dhe procedurat e saj duhet të përkojnë me standardet më të larta ndërkombëtare.

Previous articleWilliamson këshilloi krijimin e EULEX-it
Next articleBiondet e mençura (Foto)