Home LAJME Homazhe e nderime në Gllogjan e Pejë

Homazhe e nderime në Gllogjan e Pejë

Në 15 vjetorin e rënies në betejë, të gjeneral Shkelzen Haradinajt dhe 4 bashkëluftëtarëve të tij, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të kombit në Gllogjan, janë bërë homazhe dhe nderime.

Kulla e Haradinajve ka pritur me këtë rast numër të madh të bashkë-kombasve nga të gjitha anët e trojeve shqiptare.

Duke nderuar të rënët e atdheut në këtë datë, si nikoqir i kësaj ceremonie, ka folur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bënë të ditur “KosovaPress”.

“Me 16 prill ka qenë një betejë e ashpër, kanë rënë djem të zotë. Ka qenë një prej luftërave tona më të vështira në mbrojtje të civilëve. Tash jemi në përkujtim, është traditë e mirë për të bërë homazhe në përvjetor“, ka thënë Ramush Haradinaj.

Në shënim të kësaj date, kanë nderuar edhe delegacione të shumta.

Homazhe dhe nderime gjatë ditës janë zhvilluar edhe në qendër të Pejës, pranë shtatores së gjeneral Shkelzen Haradinajt.

Previous articleShkëmbim përvojash rreth administrimit të pasurisë së sekuestruar apo konfiskuar
Next articleVajza (12) dhe djali (13) bëhen prindër