Home LAJME Hoti ia “tërheq vërejtjen“ Eqrem Kryeziut – nuk ka koalicion me PDK-në

Hoti ia “tërheq vërejtjen“ Eqrem Kryeziut – nuk ka koalicion me PDK-në

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti është zyrtari i parë i kësaj partie që ka reaguar ndaj deklaratës së Eqrem Kryeziut, se ai është për një koalicion mes LDK-së e PDK-së.

Hoti ia ka “tërhequr vërejtjen“ Eqrem Kryeziut që “të reflektojë për gjendjen që është katandisur vendi nga qeverisja e PDK-së”, njofton BotaPress.

“Besoj ai e ka të qartë dëmet që i ka shkaktuar vendit kjo qeveri, ne veçanti qytetit ku jeton ai vetë, Prizrenit. Nuk ka koalicion LDK-PDK. Më 8 qershor, PDK del në opozitë dhe le të përballet me ligjin. Vendi duhet të kthehet në normalitet me qeverisje të përgjegjshme”, ka thënë Hoti në reagimin e tij.

Previous articleKryeziu: E përkrahi koalicionin LDK-PDK
Next articleSot gjyqi për pilotin italian dhe trafikantin shqiptar