Home LAJME Hoxhaj ambasadorëve: BE-ja ta caktoj datën për lëvizjen e lirë në Shengen

Hoxhaj ambasadorëve: BE-ja ta caktoj datën për lëvizjen e lirë në Shengen

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, njëherësh ish ministër i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë që sa më shpejt të caktohet një datë nga Brukseli se kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

“Edhe sa kam qenë ministër i Jashtëm edhe tani kërkoj nga BE-ja që ta caktoj një datë se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Kjo do të ndikonte edhe për vetë BE-në që do ta kontrollonte më mirë lëvizjen e njerëzve, por edhe për qeverinë e Kosvoës për të pasur një dinamike të re dhe të matshme të përmbushjes së obligimeve”, ka thënë Hoxhaj në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian të udhëhequr nga Presidentja Jahjaga.

Më tej, Hoxhaj ka deklaruar se trendi i largimit të qytetarëve ka të bëjë edhe me psikologjinë e izolimit dhe se shoqëria e Kosovës në vitin 2015 nuk është ajo e para dy dekadave prandaj nevojat për tu larguar jashtë janë prej atyre profesionale e personale.

Previous articleZhbogar në Prizren: Kosovën e pret një vit i vështirë
Next articleShala:Qeveris i duhet kohë për ta treguar veten