Home LAJME Hoxhaj: Nuk dinim gjë për Gjykatën Speciale

Hoxhaj: Nuk dinim gjë për Gjykatën Speciale

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se për Gjykatën Speciale janë informuar zyrtarisht veç muajin e fundit.

Ai në një intervistë për “Kosova Sot” ka thënë se mënyra e hartimit të raportit dhe miratimit të rezolutës në Asamblenë e përgjithshme të KE-së për themelimin e një Task Force të posaçme që është marrë me hetimin e pretendimeve të tilla, prej fillimit ka krijuar një premisë që procesi do të jetë shumë i veçantë.

“Prandaj edhe argumentet e sotme që kjo nuk ka ndodhur vetëm pse sistemi gjyqësor në Kosovë nuk është në nivelin e duhur, ose për shkak se EULEX nuk ka bërë punën e tij, janë argumente të cilat nuk i qëndrojnë një mendimi logjik dhe një kritike serioze”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/

Previous articleTë akuzuarit dihen vitin e ardhshëm
Next articleMediat në SHBA: Gjykata e Posaçme e ngjashme me Tribunalin e Hagës