Humb këmbët prej duhanit: “Dua të dalë në të gjitha paketat”

Humbi këmbët për shkak të pirjes së duhanit dhe tashmë dëshiron që imazhi i saj të bashkëngjitet në të gjitha paketat e cigareve.

Victoria Marks u prek nga një sëmundje e rrallë për shkak të duhanit, gjë që e detyroi që ti priten këmbët, ndërsa tashmë rrezikon që ti pritet edhe pjesa e sipërme e tyre.

Gruaja nuisi të pijë duhan në moshën 13 vjeçare dhe deri në moshën 30 vjeçare pinte mesatarisht 20 cigare në ditë. Me kalimin e kohës në trupin e saj u zhvillua një formë shumë agresive e trompozës, e njohur si “Buerger”, gjë që i la pasoja të pakthyeshme në trup. Gruaja angleze shprehet se, “Në paketat e cigareve qeveria duhet të përdorë imazhe shokuese dhe unë kërkojë që të vendoset imazhi im në mënyrë që të rinjtë të kuptojnë se çfarë rrezikojnë”.

Victoria në moshën 26 vjec, nisi të kishte simptomat e para me dhimbje të fuqishme në këmbë, por ishte e detyruar të qëndronte gjatë në këmbë për shkak të punës së saj.

Marks iu është nënështruar 14 ndërhyrjeve kirurgjikale për këputjen e këmbëve të poshtme, por tashmë ndodhet në karrocë me rrota dhe ka nevojë për njerëz që ta kujdesin, pasi rrezikon humbjen edhe në pjesën e sipërme të tyre.