Home Kuriozitete Humbet në oborrin e shtëpisë, lajmëron policinë

Humbet në oborrin e shtëpisë, lajmëron policinë

-1924139304Një person në Australi ka pranuar se është një idiot pasi kishte humbur në oborrin e shtëpisë së bashku me qenin e tij. Jason kishte dhënë një intervistë për New York Times, ku rrëfeu se si kishte humbur për rreth dy orë në pronën e tij.
Ai u shpëtua nga policia, pasi ishte larguar 300 metra nga shtëpia. Ai pranoi se kishte pirë disa gota me birrë dhe kishte dalë për të kërkuar qenin në oborrin e shtëpisë. Jason kishte veshur vetëm pantallona të shkurtra dhe kishte me vete celularin.
Pasi e kuptoi se nuk po gjente dot rrugën për t’u kthyer në shtëpi, ai telefonoi policinë dhe i kërkoi ndihmë. Operatori iu përgjigj duke i thënë se nuk ishte rast urgjent. Kështu që, ai dremiti për disa momente.
Gjatë kësaj kohe, ai dëgjoi fqinjin e tij duke thirrur policinë. Sapo policia e gjeti, Jason falenderoi fqinjin dhe policinë që e shpëtuan. “Ishte një lehtësim kur erdhi policia. Falë Zotit gjeta dhe qenin. Unë jam një idiot”, tha Jason.
“Ju keni një sens të mirë humori”, i tha oficeri i policisë personit që humbi në oborrin e shtëpisë.

Previous article6 vjet e vdekur në veturë, askush nuk e vëren mungesën e saj!
Next articleNjë mashkull me emër femre nga Vitia