Shpërthimet e shpeshta të tritolit gjatë muajve të fundit kryesisht në Tiranë, kanë angazhuar strukturat e policisë në aksione blic, për zbulimin dhe sekuestrimin e tij në çdo zonë.
Një aksion të tillë Policia e Tiranës, ka kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Kasharit, ku pas një kontrolli të imtësishëm ka sekuestruar në banesën e shtetasit Ismail Shehu, në Kashar, 4 pako lëndë eksplozivi tritol.
Policia ka sekuestruar sasinë e tritolit dhe ka shoqëruar në komisarit shtetasin Ismail Shehu. Aktualisht po hetohet për të gjetur shkaqet, pse ky shtetas posedonte këtë sasi tritoli në banesën e tij dhe ku e ka marrë atë.