Home SPORT Ibra shpallet më i miri, bashkëlojtarët qeshin me të

Ibra shpallet më i miri, bashkëlojtarët qeshin me të

Zlatan Ibrahimoviq ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Francë për këtë edicion. Gjithsesi, frëngjishtja e tij ka bërë që bashkëlojtarët dhe madje edhe trajneri të qeshin me të gjatë fjalimit.

Zlatan Ibrahimoviq i ka shtuar një tjetër çmim sirtarit të tij të dielën mbrëma.

Futbollisti suedez është shpallur lojtari më i mirë në Francë për këtë vit, duke arritur ta udhëheq PSG drejt titullit kampion.

E, në ceremoninë e dhënies së këtij çmimi, Ibra bëri të qeshnin bashkëlojtarët dhe trajnerin e tij, Laurent Blanc.

Ishin Marco Verratti e Salvatore Sirigu ata të cilët nuk arrinin të përmbaheshin gjatë fjalimit të Ibrës, i cili fliste në frëngjisht.

Previous articleAs me Shqipërinë, as me Austrinë, por me Kosovën
Next articleDr. Dre të blejë villë 50 milionëshe