Top Module Empty

Vizitorėt

Sot1373
Dje1453
Kėtė javė8713
Kėtė muaj5675
Gjithėsejt588006

Marketing

 


 

 

 

 

 

 

MJEKĖSI PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   

Ushqimi i shëndetshëm parandalon kancerin

Ushqimi i cili është i pasur me perime, pemë dhe sojë mund të ulë rrezikun për prekje nga kanceri i gjirit për madje 30%, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikan.

Rezultatet që vinë nga Colorado State University janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga 34 mijë gra të moshës nga 45 deri në 74 vjet.

American Journal of Clinical Nutrition ka shtuar se të dhënat e mëhershme për lidhjen mes ushqimit dhe kancerit të gjirit kishin qenë të paqëndrueshme, por këto studime shtesë kanë pohuar një gjë të tillë.

Hulumtimi i ri ka treguar edhe se konsumimi më i shpeshtë i mishit dhe yndyrave të ngopura lidhet me një rritje të lehtë të rrezikut nga prekja me këtë formë të kancerit.

 

Duhanpirja pasive dëmton enët e gjakut

Fëmijët të cilët i ekspozohen tymit të cigares, janë të rrezikuar që të zhvillojnë mbishtresa të rrezikshme në enët e gjakut- paralajmërojnë shkencëtarët finlandezë.

Veç dëmtimit të enëve të gjakut, te fëmijët që i ekspozohet tymit të duhanit, që nga mosha 13 vjeçare fillojnë të paraqiten edhe faktorë tjerë të rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Të dhënat e publikuara në revistën Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes, janë grumbulluar nga hulumtimi i cili është bërë te 494 fëmijë të moshave ndërmjet 8 dhe 13 vjeç.

Është vërtetuar se fëmijët e ekspozuar ndaj duhanit, kishin prirje për nivel të lartë të apolipoproteinës B, faktor i rëndësishëm për praninë e të ashtuquajturit LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq).

Përse lëkura thahet?

Mungesa e vitaminave elementare në organizëm, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, gjithashtu rezulton me tharjen dhe dehidratimin e lëkurës. Mirëmbajtja jo e rregullt dhe jopastrimi për çdo ditë i lëkurës së fytyrës, shkakton mbylljen e poreve dhe aknet...

Shëndetit të lëkurës i përshtatet gjendja e mirë e tërë organizmit, mungesa e stresit, ushqimi i rregullt, me shumë vitamia dhe minerale dhe përkujdesi i rregullt. Shkaku më i shpeshtë i tharjes së lëkurës është mungesa e seleniumit të cilin e prodhojnë gjëndrat yndyrore, andaj vie deri te ngrehja, zbokthi dhe paraqitja e rrudhave që në rini.

Mungesa e vitaminave elementare në organizëm, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, gjithashtu rezulton me tharjen dhe dehidratimin e lëkurës. Mirëmbajtja jo e rregullt dhe jopastrimi për çdo ditë i lëkurës së fytyrës, shkakton mbylljen e poreve dhe aknet.

Elasticiteti natyral dhe rezistenca e lëkurës mund të jetë e rrezikuar nën ndikimin e erës dhe ajrit të nxehtë, duhanit, alkoolit, diellit dhe shfrytëzimi i preparateve kozmetike jokualitative.

Me kusht që ndryshimet në lëkurë nuk janë shkaktuar si manifestim i stresit, lëkurën mund ta mbajmë me sukses nën kontroll ose ta shërojmë plotësisht.

Shëndetit të lëkurës i kontribuon gjendja e mirë e tërë organizmit, mungesa e stresit, ushqimi i rregullt përplot vitamina dhe përkujdesi i rregullt.

Nga vitaminat që janë me rëndësi për lëkurë do t’i përmendim disa:

Vitamina A - ka në karrotë, majdanoz, kajsi dhe perime të gjelbërta. Mungesa e këtij vitamini mund të shkaktojë ndryshime në lëkurë dhe dobësi të organizmit.

Vitamina B6 - ka në lakër, grunaje, patate dhe banane. Mungesa e këtij vitamini shkakton ndryshime në lëkurë dhe dobësi të organizmit.

Vitamina C - gjindet në perimet e gjelbërta, patate, kivi, limon, spec dhe kaqa. I domosdoshëm është për metabolizmin e qelizave, mbylljen e plagëve, eshtrave, krijon kolagjenin dhe mbrojtjen e organizmit.

Vitamina E - gjindet në vajin e ullirit, perime, arra, bajame, lajthia, grunaje dhe kikiriki.

Vitamina F - burim natyror janë: elbi, kikiriki, grunajet, farat e lulediellit. Mungesa e kësaj vitamine shkakton akne, ekzeme, fundërrimin e kolesterinës dhe problem me shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Edhe një këshillë për fund: Rritni marrjen e zinkut në organizëm. Ushqimet që kanë shumë zink janë: grunajet, kërpudhat, soja, spinaku dhe rrushi. Zinku ndihmon në mbajtjen e barazpeshës së kolagjenit dhe elastinës në lëkurë.

Kalciumi zgjat jetën

Studimet më të reja të shkencëtarëve suedez zbulojnë se konsumimi i shtuar i kalciumit (përmes ushqimit ose tabletave shtesë) ul vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga kanceri madje për 25%.

Doza testuese ka qenë rreth 1900 mg në ditë, ndërsa hulumtimi ka përfshirë më shumë se 23 300 meshkuj të moshës nga 45 deri në 79 vjet.Edhe pse sasia e preferuar ditore e kalciumit është 1000mg (ndërsa sasia më e madhe e lejuar 2500 mg), gati dyfishi i dozës së preferuar ditore ka treguar efekt në uljen e presionit të gjakut (dhe ka mbrojtur prej faktorëve të dëmshëm të hipertensionit). Doza prej 1.9 gramësh po ashtu ka ndikuar edhe në uljen e rrezikut nga kanceri kolorektal (në kombinim me vitaminën D) si dhe nga karcinoma e prostatës

Ulni shtypjen me çaj

Një studim i ri njofton se çaji i hibiskusit ul shtypjen e gjakut te personat të cilët kanë hipertension ‘të lehtë’.

Në studim kanë pjesë 65 vullnetarë të moshave, ndërmjet 30 dhe 70 vjeç, me shtypje të gjakut lehtësisht të rritur.

Gjatë gjashtë javësh, gjysma e participantëve kanë pirë nga tre gota çaj të hibiskusit në ditë, ndërsa gjysma tjetër kanë konsumuar placebo.

Rezultatet kanë treguar se shtypja e gjakut ishte zvogëluar dukshëm te grupi i participantëve të cilët kishin pirë çaj të hibiskusit.

Kafeja mbron nga demenca

Një studim i botuar në revistën "Journal of Alzheimer's Disease" njofton se konsumimi mesatar i kafesë mund ta shtyjë, madje edhe mund ta pengojë krejtësisht shfaqjen e demencës.

Shkencëtarët finlandezë dhe skocezë kanë studiuar 1.409 persona gjatë moshës së tyre mesatare dhe pastaj të njëjtën gjë e kanë bërë pas 21 vjetësh.

Vetëm 61 nga participantët kishin fituar demencë. Nga kjo është konstatuar se konsumimi mesatar i kafesë në moshën mesatare ka ndikim preventiv kundrejt zhvillimit të demencës në jetën e mëvonshme.

Personat të cilët kishin pirë nga tre deri pesë filxhanë kafe në ditë, kishin qenë për 65% më pak të rrezikuar nga demenca, ndërsa arsyeja për këtë gjë nuk dihet.

Demenca apo sëmundja Alzheimer nënkupton rënien e funksioneve psikike, në radhë të parë atyre të kujtesës dhe intelektit, që zakonisht paraqitet me kalimin e moshës.

Kaloritë nga fëmijëria na ndjekin pas

Nëse keni problem me humbjen e kilogramëve të tepërt dhe pyeteni për arsyen, përgjigja mund të qëndrojë te kaloritë që keni konsumuar kur ishit fëmijë.Një studim i ri e ka befasuar botën shkencore, pasi që ka bërë ndërlidhjen e drejtpërdrejtë të ushqimit kalorik në moshën e fëmijërisë dhe prirjes për t’u trashur në moshën madhore

Autorët e studimit supozojnë se ushqimi ndikon në gjenet të cilët kontrollojnë deponimin dhe shfrytëzimin e produkteve ushqyese që konsumojmë.

Si pasojë e kësaj, ushqimi të cilin e keni ngrënë në fëmijëri ka krijuar një shabllon të deponimit madje edhe të sasisë së vogël të ushqimit të cilin e konsumoni dhe në këtë mënyrë ndikon në peshën tuaj trupore dhe shëndetin në jetën e mëvonshme

 

Veprimi antikancerogjen i vajit të ullirit

Shkencëtarët spanjollë kanë analizuar ndikimin e fraksioneve të ndryshme të vajit të ullirit mbi qelizat kanceroze.

Këto eksperimente laboratorike kanë treguar se të gjitha komponentët e fenolëve të pranishme në vajin e ullirit në mënyrë të fuqishme pengojnë aktivitetin e gjenit të karcinomës.

Në veçanti, efekti më i fuqishëm ishte shprehur në mbrojtjen nga kanceri i gjirit, që shpjegon edhe arsyen e paraqitjes më të rrallë të kancerit të gjirit te femrat që jetojnë në vendet mediterane, ku vaji i ullirit është pjesë e zakonshme e ushqimit.

 

Kafeina shkakton halucinacione

Personat të cilët konsumojnë shumë kafeinë duke pirë kafe, çaj dhe pije energjetike janë të prirë për të zhvilluar ndonjë formë të halucinacioneve.

Personat të cilët përjetojnë halucinacione nga kafeina, mund të dëgjojnë ndonjë zë që nuk ekziston (halucinacione auditive) ose të shohin diçka që nuk ekziston (halucinacione vizive).

Shkencëtarët supozojnë se kafeina rrit faktorët fiziologjikë të stresit. Si reagim ndaj stresit prodhohet hormoni kortizol, i cili te personat të cilën konsumojnë shumë kafeinë është shumë i lartë. Pasojë e nivelit të lartë të kortizolit në organizëm janë halucinacionet.

 

 

 

 
  
 

LAJMET FLASH



Mirėsevini nė RADIO LLAPI  04.09.2010.Sejdiu optimist niset për në New York Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu është nisur tejet optimist për në New York, duke besuar në fitoren e radhës të Kosovës në raport me Serbinë. Presidenti para nisjes për në New York përsëriti qëndrimin se janë të kota përpjekjet e Serbisë për negociata të reja për statusin apo edhe për çështje të brendshme të Kosovës.Ai tha më tej se Pakoja e Ahtisaarit mbetet bazë për institucionet e Kosovës dhe asgjë nga kjo nuk do të ndryshojë.Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtëm, Skënder Hyseni tha se veprimi më i mirë i Serbisë është që ajo ta tërheq rezolutën para se ajo të debatohet në Asamblenë e Përgjithshme.Sipas Hysenit janë bërë të gjitha përgatitjet që kjo Rezolutë të dështojë.Ndryshe, presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni theksuan se ka sinjale të mira për njohje të reja për shtetin e Kosovës. Thaçi udhëton për në Katar Në prag të diskutimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i vendit Hashim Thaçi në kuadër të aktiviteteve lobuese për njohjen e shtetit të Kosovës do të vizitojë Katarin, me ç’rast do të takohet me zyrtarë të lartë të këtij vendi. Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se me ftesë zyrtare të mbretit të Katarit, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Katar.Me këtë rast, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me mbretin e Katarit dhe me autoritetet tjera të larta shtetërore të këtij vendi.Nga Katari, Thaçi do të udhëtojë për në New York, ku bashkë me presidentin Sejdiu do të udhëheqin delegacionin shtetëror të Kosovës në kuadër të angazhimeve diplomatike për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.Betejë për çdo votë në OKB Si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë çdo votë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nënkupton fitore ose humbje. E përditshmja Zëri shkruan se sa afrohet sesioni i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së aq më tepër i ngjanë një fushate zgjedhore ku qëllimi kryesor është sigurimi i votave.Si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë çdo votë në Asamblenë e Përgjithshme nënkupton fitore ose humbje.Përderisa Prishtina po sillet mjaftë komod, duke besuar se vendet fqinje dhe ato që e kanë njohur Kosovën nuk do t’i japin votën rezolutës problematike serbe, Beogradi nuk i ka kursyer këto vende që t’u kërkojë votën në mbështetje të kësaj Rezolute.Nga ish-Republikat Jugosllave ishte Kroacia ajo e cila e para i tha Serbisë se nuk mund të llogariste në votën e Zagrebit. Të njëjtën përgjigje Beogradi mund ta presë edhe nga Sllovenia, kurse Maqedonia e Mali i Zi me gjasë do të mbajnë konsultime para se t’i japin përgjigjen Beogradit.Në anën tjetër, autoritetet në Prishtinë besojnë se Kosova do ta fitojë edhe betejën tjetër politike me Serbinë.Pas njohjes nga Hondurasi do të vijojë një zinxhir njohjesh Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës për njohjen e pavarësisë nga Hondurasi, duke thënë se kjo njohje “është jo vetëm e 70-ta, por është edhe e para pas Opinionit Këshillimor te Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe që jam i sigurt që çel siparin edhe për shume njohje të tjera, që do vijojnë pikërisht pas studimit qe vendet e interesuara, i kanë bërë këtij Opinioni tepër pozitiv për pavarësinë e Kosovës”. Gjatë një interviste për Top-Channel ai ka thënë se përgjatë takimeve që ka zhvilluar në Honduras, në Salvador, në Guatemalë, në Parlamentin e Amerikës Qendrore, ka marrë sigurinë “e një përkrahjeje për pavarësinë e Kosovës, për një mbështetje shumë konstruktive të gjithë këtyre vendeve, të cilat e pranojnë që tashmë ky është një realitet i ri, një çështje në radhë të parë e vetë Bashkimit Evropian”.Tadic: I mundshëm kompromisi për rezolutën Presidenti serb Boris Tadic ka thënë se beson që është e mundshme të gjendet kompromisi rreth tekstit të projekt-rezolutës për Kosovën, i cili do të kënaqte Serbinë dhe Bashkimin Evropian dhe njëherit, sipas tij, do të mundësojë fillimin e dialogut për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Sipas RTV21, pas takimit me kryeministrin slloven Borut Pahor të premten mbrëma në Nova Goricë, Tadic ka thënë se Serbia respekton të drejtat legjitime të shqiptarëve të Kosovës, por nuk ka kurrfarë qëllimi dhe as interes që të shtyhet zgjidhja e problemit të Kosovës dhe se Serbia nuk ka kurrfarë interesi as që të bëhet faktor jo konstruktiv.Ndërsa Pahor ia ka tërhequr vërejtjen Tadicit se është në interesin e Serbisë dhe të BE-së që teksti i projekt-rezolutës serbe të jetë i pranueshëm edhe për Serbinë, edhe për BE-në.  03.09.2010.Hondurasi njeh pavarësinë e Kosovës Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati. Ministri Hyseni dhe Ministri Canahuati gjatë një bisede të gjatë dhe të përzemërt telefonike u pajtuan gjithashtu që menjëherë të fillojnë procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Duke e falënderuar në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ministri Hyseni theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta me këtë vend.Ndërkaq, Ministri Canahuati theksoi se Hondurasi është i vendosur që ta përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha rrafshet dhe institucionet ndërkombëtare si një vend mik me të cilin ka vendosur të ndërtojë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme miqësore dhe diplomatike. Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në ShqipëriKryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka mberritur në Tiranë, ku sot do të zhvillojë një takim zyrtar me homologun e tij shqiptar, Sali Beisha.Të dy kryeministrat do të japin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.Kjo vizitë e kryemnistrit Thaçi vjen vetëm pak ditë para fillimit të Sesionit të përvitshem të Asamblese së Pergjithsheme të OKB-së, ku autoritete më të larta të Prishtines dhe Tiranës do të lobojne së bashku gjatë punimeve të Asamblesë, në mënyre që deri në fund të vitit të rritet ndjeshem numri i vendeve që do të njohin pavaresinë e Kosoves.Mbrëmë nderkaq, në mjediset e hotel “Rognerit”, kreyministri Thaçi mori pjesë bashkë me kryeministrin Sali Berisha në ceremonine e promovimit të librit “Jeta ime” të gazetarit, Blendi Fevziu. Në këtë promovim ishte edhe presidenti Bamir Topi dhe personalitete të tjera poltike e mediatike nga Shqiperia dhe Kosova.Athina do zgjidhje për Kosovën sipas konsensusit BE-Serbi Greqia dëshiron zgjidhje për Kosovën, e cila do të jetë rezultat i konsensusit në mesin e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Serbisë, dhe se do të mbajë një qëndrim të tillë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një prononcim për mediet, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras, ka theksuar se Qeveria greke udhëheq politikë konstante dhe se përmes Agjendës 2014 ka arritur të ngjallë debatin për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Bashkimit Evropian.Projekt-rezoluta serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me anë të së cilës kërkohet zhvlerësimi i mendimit këshillëdhënës të GJND-së se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, pritet të shqyrtohet më 9 shtator.Greqia është njëra nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën. Prishtina zyrtare ka shprehur bindjen se projekt-rezoluta serbe nuk do të miratohet dhe sikurse në Hagë, edhe në New York, Kosova do të shënojë fitore.Libri i Toni Blerit i kushton rreth 30 faqe KosovësLibri i ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, Toni Bler, që tashmë ndodhet në duart e lexuesve, i kushton rreth 30 faqe Kosovës. Në kapitullin e quajtur Kosova, Bler shkruan se si në Britani njerëzit janë të bindur se një nga episodet e tij të suksesshme të qeverisjes, ishte roli në bombardimin e Serbisë nga forcat e NATO-s në vitin 1999 për shkak të spastrimit etnik të Kosovës.Ai sqaron se insistimi i tij për një zgjidhje të tillë kishte vënë në presion edhe marrëdhëniet e shkëlqyera personale me presidentin e atëhershëm amerikan Bill Klinton. Amerikanët, ndryshe nga kryeministri britanik, nuk ishin aq të interesuar për zgjidhje ushtarake.Bler shkruan se për të Kosova ishte çështje morale dhe se ndërhyrja ushtarake e forcave të NATO-s në atë periudhe ishte e nevojshme.Duke komentuar reagimet pas botimit të librit të Blerit në Britani të Madhe në një shkrim kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se për Kosovarët Toni Bleri është hero i vërtetë.  Details...

LIVE RADIO LLAPI

URIMET DHE PĖRSHĖNDETJET

Radio Llapi e ka mundėsuar pagesen e urimeve dhe pėrshendetjeve pėrmes Internetit KREDIT KARTAVE
juve ju mbetet vetėm tė shkruani urimin dhe ta mbushni aplikacionin dhe pėrshendetja e juaj do tė realizohet nė valet tona.
Kliko nė PayPal
Summe
URIMET

Top Liste - Radio Llapi

Top Lista e Radio Llapit
 
original solarflare design by ILIRIAHOST
HOSTIGN by ILIRIAHOST