Ushqimi i shëndetshëm parandalon kancerin Ushqimi i cili është i pasur me perime, pemë dhe sojë mund të ulë rrezikun për prekje nga kanceri i gjirit për madje 30%, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikan. Rezultatet që vinë nga Colorado State University janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga 34 mijë gra të moshës nga 45 deri në 74 vjet. American Journal of Clinical Nutrition ka shtuar se të dhënat e mëhershme për lidhjen mes ushqimit dhe kancerit të gjirit kishin qenë të paqëndrueshme, por këto studime shtesë kanë pohuar një gjë të tillë. Hulumtimi i ri ka treguar edhe se konsumimi më i shpeshtë i mishit dhe yndyrave të ngopura lidhet me një rritje të lehtë të rrezikut nga prekja me këtë formë të kancerit. Duhanpirja pasive dëmton enët e gjakut Fëmijët të cilët i ekspozohen tymit të cigares, janë të rrezikuar që të zhvillojnë mbishtresa të rrezikshme në enët e gjakut- paralajmërojnë shkencëtarët finlandezë. Veç dëmtimit të enëve të gjakut, te fëmijët që i ekspozohet tymit të duhanit, që nga mosha 13 vjeçare fillojnë të paraqiten edhe faktorë tjerë të rrezikut për sëmundjet e zemrës. Të dhënat e publikuara në revistën Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes, janë grumbulluar nga hulumtimi i cili është bërë te 494 fëmijë të moshave ndërmjet 8 dhe 13 vjeç. Është vërtetuar se fëmijët e ekspozuar ndaj duhanit, kishin prirje për nivel të lartë të apolipoproteinës B, faktor i rëndësishëm për praninë e të ashtuquajturit LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq). Përse lëkura thahet?Mungesa e vitaminave elementare në organizëm, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, gjithashtu rezulton me tharjen dhe dehidratimin e lëkurës. Mirëmbajtja jo e rregullt dhe jopastrimi për çdo ditë i lëkurës së fytyrës, shkakton mbylljen e poreve dhe aknet... Shëndetit të lëkurës i përshtatet gjendja e mirë e tërë organizmit, mungesa e stresit, ushqimi i rregullt, me shumë vitamia dhe minerale dhe përkujdesi i rregullt. Shkaku më i shpeshtë i tharjes së lëkurës është mungesa e seleniumit të cilin e prodhojnë gjëndrat yndyrore, andaj vie deri te ngrehja, zbokthi dhe paraqitja e rrudhave që në rini. Mungesa e vitaminave elementare në organizëm, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, gjithashtu rezulton me tharjen dhe dehidratimin e lëkurës. Mirëmbajtja jo e rregullt dhe jopastrimi për çdo ditë i lëkurës së fytyrës, shkakton mbylljen e poreve dhe aknet. Elasticiteti natyral dhe rezistenca e lëkurës mund të jetë e rrezikuar nën ndikimin e erës dhe ajrit të nxehtë, duhanit, alkoolit, diellit dhe shfrytëzimi i preparateve kozmetike jokualitative. Me kusht që ndryshimet në lëkurë nuk janë shkaktuar si manifestim i stresit, lëkurën mund ta mbajmë me sukses nën kontroll ose ta shërojmë plotësisht. Shëndetit të lëkurës i kontribuon gjendja e mirë e tërë organizmit, mungesa e stresit, ushqimi i rregullt përplot vitamina dhe përkujdesi i rregullt. Nga vitaminat që janë me rëndësi për lëkurë do t’i përmendim disa: Vitamina A - ka në karrotë, majdanoz, kajsi dhe perime të gjelbërta. Mungesa e këtij vitamini mund të shkaktojë ndryshime në lëkurë dhe dobësi të organizmit. Vitamina B6 - ka në lakër, grunaje, patate dhe banane. Mungesa e këtij vitamini shkakton ndryshime në lëkurë dhe dobësi të organizmit. Vitamina C - gjindet në perimet e gjelbërta, patate, kivi, limon, spec dhe kaqa. I domosdoshëm është për metabolizmin e qelizave, mbylljen e plagëve, eshtrave, krijon kolagjenin dhe mbrojtjen e organizmit. Vitamina E - gjindet në vajin e ullirit, perime, arra, bajame, lajthia, grunaje dhe kikiriki. Vitamina F - burim natyror janë: elbi, kikiriki, grunajet, farat e lulediellit. Mungesa e kësaj vitamine shkakton akne, ekzeme, fundërrimin e kolesterinës dhe problem me shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Edhe një këshillë për fund: Rritni marrjen e zinkut në organizëm. Ushqimet që kanë shumë zink janë: grunajet, kërpudhat, soja, spinaku dhe rrushi. Zinku ndihmon në mbajtjen e barazpeshës së kolagjenit dhe elastinës në lëkurë. Kalciumi zgjat jetën Studimet më të reja të shkencëtarëve suedez zbulojnë se konsumimi i shtuar i kalciumit (përmes ushqimit ose tabletave shtesë) ul vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga kanceri madje për 25%. Doza testuese ka qenë rreth 1900 mg në ditë, ndërsa hulumtimi ka përfshirë më shumë se 23 300 meshkuj të moshës nga 45 deri në 79 vjet.Edhe pse sasia e preferuar ditore e kalciumit është 1000mg (ndërsa sasia më e madhe e lejuar 2500 mg), gati dyfishi i dozës së preferuar ditore ka treguar efekt në uljen e presionit të gjakut (dhe ka mbrojtur prej faktorëve të dëmshëm të hipertensionit). Doza prej 1.9 gramësh po ashtu ka ndikuar edhe në uljen e rrezikut nga kanceri kolorektal (në kombinim me vitaminën D) si dhe nga karcinoma e prostatës Ulni shtypjen me çaj Një studim i ri njofton se çaji i hibiskusit ul shtypjen e gjakut te personat të cilët kanë hipertension ‘të lehtë’. Në studim kanë pjesë 65 vullnetarë të moshave, ndërmjet 30 dhe 70 vjeç, me shtypje të gjakut lehtësisht të rritur.
Gjatë gjashtë javësh, gjysma e participantëve kanë pirë nga tre gota çaj të hibiskusit në ditë, ndërsa gjysma tjetër kanë konsumuar placebo.
Rezultatet kanë treguar se shtypja e gjakut ishte zvogëluar dukshëm te grupi i participantëve të cilët kishin pirë çaj të hibiskusit. Kafeja mbron nga demenca Një studim i botuar në revistën "Journal of Alzheimer's Disease" njofton se konsumimi mesatar i kafesë mund ta shtyjë, madje edhe mund ta pengojë krejtësisht shfaqjen e demencës. Shkencëtarët finlandezë dhe skocezë kanë studiuar 1.409 persona gjatë moshës së tyre mesatare dhe pastaj të njëjtën gjë e kanë bërë pas 21 vjetësh.
Vetëm 61 nga participantët kishin fituar demencë. Nga kjo është konstatuar se konsumimi mesatar i kafesë në moshën mesatare ka ndikim preventiv kundrejt zhvillimit të demencës në jetën e mëvonshme.
Personat të cilët kishin pirë nga tre deri pesë filxhanë kafe në ditë, kishin qenë për 65% më pak të rrezikuar nga demenca, ndërsa arsyeja për këtë gjë nuk dihet. Demenca apo sëmundja Alzheimer nënkupton rënien e funksioneve psikike, në radhë të parë atyre të kujtesës dhe intelektit, që zakonisht paraqitet me kalimin e moshës. Kaloritë nga fëmijëria na ndjekin pas Nëse keni problem me humbjen e kilogramëve të tepërt dhe pyeteni për arsyen, përgjigja mund të qëndrojë te kaloritë që keni konsumuar kur ishit fëmijë.Një studim i ri e ka befasuar botën shkencore, pasi që ka bërë ndërlidhjen e drejtpërdrejtë të ushqimit kalorik në moshën e fëmijërisë dhe prirjes për t’u trashur në moshën madhore
Autorët e studimit supozojnë se ushqimi ndikon në gjenet të cilët kontrollojnë deponimin dhe shfrytëzimin e produkteve ushqyese që konsumojmë.
Si pasojë e kësaj, ushqimi të cilin e keni ngrënë në fëmijëri ka krijuar një shabllon të deponimit madje edhe të sasisë së vogël të ushqimit të cilin e konsumoni dhe në këtë mënyrë ndikon në peshën tuaj trupore dhe shëndetin në jetën e mëvonshme Veprimi antikancerogjen i vajit të ullirit Shkencëtarët spanjollë kanë analizuar ndikimin e fraksioneve të ndryshme të vajit të ullirit mbi qelizat kanceroze. Këto eksperimente laboratorike kanë treguar se të gjitha komponentët e fenolëve të pranishme në vajin e ullirit në mënyrë të fuqishme pengojnë aktivitetin e gjenit të karcinomës.
Në veçanti, efekti më i fuqishëm ishte shprehur në mbrojtjen nga kanceri i gjirit, që shpjegon edhe arsyen e paraqitjes më të rrallë të kancerit të gjirit te femrat që jetojnë në vendet mediterane, ku vaji i ullirit është pjesë e zakonshme e ushqimit. Kafeina shkakton halucinacione Personat të cilët konsumojnë shumë kafeinë duke pirë kafe, çaj dhe pije energjetike janë të prirë për të zhvilluar ndonjë formë të halucinacioneve. Personat të cilët përjetojnë halucinacione nga kafeina, mund të dëgjojnë ndonjë zë që nuk ekziston (halucinacione auditive) ose të shohin diçka që nuk ekziston (halucinacione vizive).
Shkencëtarët supozojnë se kafeina rrit faktorët fiziologjikë të stresit. Si reagim ndaj stresit prodhohet hormoni kortizol, i cili te personat të cilën konsumojnë shumë kafeinë është shumë i lartë. Pasojë e nivelit të lartë të kortizolit në organizëm janë halucinacionet. |