Home SPORT Indiana dhe Oklahoma fitojnë si mysafirë

Indiana dhe Oklahoma fitojnë si mysafirë

Indiana Pacers ka regjistruar fitore në udhëtim te Washington Wizards me rezultat 85-63.

Në këtë mënyrë, Pacers kanë kthyer avantazhin në favor të tyre dhe tash kanë epërsi prej 2-1 në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore.

Përballja e katërt ndërmjet këtyre dy ekipeve zhvillohet të dielën, po në Washington.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Oklahoma City Thunder që mposhti si mysafir L.A. Clippers (118-112).

Në këtë takim, Kevin Durant regjistroi 36 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Russell Westbrook regjistroi 23 pikë, tetë kërcime dhe 13 asistime.

Përballja e katërt mes Thunder dhe Clippers zhvillohet po të dielën në Staples Center në Los Angeles.

Previous articleNëntë yjet që ishin në lidhje me Kim Kardashian (Foto)
Next articleBiber ka të dashur të re (Foto)