Home LAJME Informatori për atentatin ndaj Shpendit, “isha i dehur”

Informatori për atentatin ndaj Shpendit, “isha i dehur”

Policia e Kosovës është duke e trajtuar një atentat të mundshëm ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, por ata nuk besojnë se mund të jetë e vërtetë pasi sipas tyre dëshmitari gjatë deklaratës së tij në fund ka ndërruar fjalët.

Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani për “Zëri” tha se Policia ditë më parë ka pranuar një informatë por që Policia është duke e trajtuar.

Mirëpo, ai tha se kjo informatë edhe mund të mos jetë e vërtetët sepse dëshmitari në fund të deklaratës ka deklaruar se mund të ketë qenë i ndikuar nga alkooli dhe nuk mund të dijë çka është thënë

Ndryshe, Policia e Kosovës ditë më parë ishte informuar nga një qytetarë se ka dëgjuar një bisedë mes disa personave në një lokal të Prishtinës, ku flitej për dhënien ë një shumë parash për vrasjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Previous articleVaji ndihmon në rritjen e flokëve
Next articleEdhe policët heqin tabelat në veri, Republika nuk ekziston