Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se ai mezi pret që të paraqitet në sfidën e fundit të kampionatit spanjoll, sfidën që do të vendosë për titull ndaj Atletico Madridit.
“Të fitojmë kampionatin do të ringjallte sezonin e keq për ne dhe nëse fitojmë atëherë nuk duhet të ketë ndryshime në ekip”.
“Kampionati do të ishte mënyrë emirë për të treguar se Martino është më i miri dhe se ai duhet të qëndrojë. Ne kemi mundësinë ta fitojmë kampionatin me stil para tifozëve tanë. Ne do të japim më të mirën, të shpresojmë se do të festojmë së bashku”.
“Kush do që fiton e meriton titullin – pse të mos e meritojmë ne nëse e fitojmë ne? Ne e udhëhoqëm tabelën, humbëm ndeshje të mëdha, i fituam disa të tjera. Futbolli është i tillë”, u shpreh Iniesta.