Home SPORT Interi me dy shqiptarë

Interi me dy shqiptarë

Inter vazhdon të mendojë për të ardhmen dhe shikon ende në shtëpinë e Manchester United, që sapo kaluan në çerekfinalet e Champions League. Sipas “Daily Express”, klubi zikaltër është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Javier Hernandez, sulmuesin meksikan të “Djajve të Kuq” që nuk po gjen hapësira në skuadrën e David Moyes.Por përveç tij, Inter interesohet edhe për francezin Patrice Evra, të cilit i skadon kontrata në qershor.

Përveç Anglisë, zikaltrit po shikojnë edhe në Bundesligën gjermane, aty ku së fundmi po përmendet emri i Xherdan Shaqirit. Shqiptari i Zvicrës po vuan konkurrencën e fortë të Robben, Ribery dhe Gotze dhe sipas asaj që shkruan “Blick” mund të largohet nga Bayern Munchen. Ndërsa shqiptari tjetër që pëlqehet, po nga Bundesliga, është Granit Xhaka.

NBëse të gjitha këto plane do të bëhen realitet në merkaton e verës atëherë Serie A do ti shtoheshin edhe dy shqiptarë të tjerë pas atyre te Lazio, Sampdoria, Napoli, Torino etj.

Në foto-galerinë e mësipërme kemi dizenjuar një skemë taktike me të cilën mund të luajë skuadra zikaltër sezonin e ardhshëm nëse të gjitha këto blerje do të bëheshin realitet.

Previous articleMichael Schumacher ka humbur 25 % të peshës së tij
Next articleMotrat takohen në Prizren pas 40 vjetësh