Home TEKNOLOGJI iPhone 6 vjen me ekran të lakuar?

iPhone 6 vjen me ekran të lakuar?

Një raport i ri nga Mac Otakara pretendon se iPhone 6 do të ketë një ekran të lakuar prej xhami dhe një mbështjellës të plotë prej alumini, ndërsa ueb-sajti në frëngjisht Nowhereelse.fr dhe projektuesi Martin Hajek kanë vendosur që të bëhen bashkë për ta bërë vizualizimin e gjeneratës së re të iPhone bazuar në informatat e fundit.

Renderët e rinj shfaqin iPhone 6 me kënde të lakuara, bashkë me xhamin i cili mbështillet me pjesën e përparme të pajisjes, ndërsa butonat tjerë shihet se janë në pozicionet e mëparshme.

Raporte të shumta mediale deri më tani kanë sugjeruar se iPhone 6 do të jetë me kënde të lakuara, të rrumbullakëta, që i bie se Apple do të largohet prej dizajnit të mëparshëm me kënde të drejta, të cilat janë prezent në iPhone 4 dhe 5S.

Në njërin prej raporteve të Bloomberg ishte thënë se Apple do të sjell iPhone 6 me ekranin e lakuar, dhe të njëjtin do ta prezantojë në gjysmën e dytë të vitit 2014. iPhone 6 pritet të vijë në dy versione, ndërsa thuhet se që të dyja modelet do të kenë profil më të hollë, procesor A8, kamerë të përmirësuar me stabilizues optic të fotografisë, dhe skanerin e gishtit – TouchID. Kostoja e iPhone 6 thuhet se do të jetë rreth 100 dollarë më e lartë sesa e paraardhësit të tij.

Previous articlePacolli sponsor i Skënderbeut?
Next articleLajm i çuditshëm, Gruevski merr më shumë vota se partitë shqiptare në Kosovë