Home LAJME Isa Mustafa: Qeveria e Serbisë do të zbardhë krimet makabre ndaj Kosovës

Isa Mustafa: Qeveria e Serbisë do të zbardhë krimet makabre ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se Fondi për të Drejtën Humanitare i Serbisë zbuloi dokumente që flasin për përgjegjësinë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe për krimet e luftës në Kosovë.

“Ky është edhe një shembull i mirë i betejës së guximshme që serbët brenda këtij Fond po e zhvillon për të zbardhur krimet në Kosovë. Por, kjo flet se njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb”, thekson kryeministri Mustafa.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë do të punoj në zbardhjen e krimeve, si kusht bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës.

“Presim që edhe Qeveria e Serbisë, do të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës, si një prej kushteve bazë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Qeveritarët serb duhet të tregojnë përgjegjësi ndaj krimeve dhe dëmeve që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë dhe të reflektojnë për përgjegjësinë e tyre”, shkruan Mustafa në Facebook.

Mustafa ka shkruar po ashtu se “Kosova dhe familjet kosovare rënkojnë nga dhimbja për të vrarët dhe të pagjeturit e tyre, prandaj gjithë ata që kanë marrë pjesë në vrasje dhe zhdukje duhet ta marrin dënimin e merituar”.

Previous article90 përqind e shkollave në grevë
Next articleKryeparlamentari Veseli takoi drejtuesit e Caritas Kosova