Home LAJME Isa premton pushtet për gratë: Një Zëvendëskryeministre, 6 Ministre

Isa premton pushtet për gratë: Një Zëvendëskryeministre, 6 Ministre

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka premtuar se me ardhjen në pushtet do t’ju japë hapësirë të madhe gjinisë femërore.

Ai ka thënë se në Qeverinë e LDK’së do të ketë të paktën një Zëvendëskryeministre dhe 6 Ministre.

Veç kësaj, Isa Mustafa ka premtuar se do të ketë konkurrencë edhe mes grave për deputete.

“Me shumë se 30% kandidate për deputete. Kjo nuk do të jetë për kuotë por për meritë”, ka njoftuar ish-deputeti Arben Gashi.

Previous articleVdes punëtori gjatë ndërtimit të stadiumit për Botërorin
Next articlePutini arrin në Krime