Home SPORT Ish-trajneri i Real Madridit Toschak: Reali e mund Barçën

Ish-trajneri i Real Madridit Toschak: Reali e mund Barçën

Ish-trajneri i Real Madridit, John Toschak, është shprehur se Barcelona e ka shumë të vështirë të marr rezutlat pozitiv në El Clasicon e kësaj fundjave. Ai tha se Real Madridi ka një avantazh prej katër pikësh në tabelën e La Ligas para Barcelonës dhe katalanasit shkojnë në kryeqytet për fitore, një gjë që sipas Toshack ata vetëm me fat mund ta arrijnë. ish tekniku i Realit tha se Barcelona ka nevojë për fatin e gjithë botës për të mposhtur Real Madridin. “Nëse fiton Barcelona, por mua do të jetë befasi shumë e madhe”, ka thënë John Toschak. Ai është shprehur i bindur se pas kësaj fundjave, Real Madridi do të ketë një avantazh prej shtatë pikësh me Barcelonën. “Mund të jem gabim, por kështu duhet të ndodhë. Ka shumë krenari në këto ndeshje. Unë nuk kam asgjë personale në këtë takim, por po e shoh se Barcelona ka shumë probleme”, ka thënë Toshack.

Previous articleKosi kundër diabetit
Next articleÇaplinin e vodhën në arkivol të vdekur!