Home Kuriozitete Ismaili: Ka ardhur koha që në qytetin e Gjilanit të sjellim...

Ismaili: Ka ardhur koha që në qytetin e Gjilanit të sjellim Kupën e Kosovës!

Gjilan: Klubi Futbollistik Drita ne muajin shkurt do të udhetojë për njërën nga fazat përgaditore në Bursa të Turqise ,mirpo objektivi i Klubit është Kupa e Kosovës dhe nje sezon pranveror të sukesëshem u shprehen zyrtarët e klubit Gjilanas, Saqip Shala dhe Besim Ismaili.

Në skuadër kemi lojtarë vërtet cilësorë, të cilët kanë premtuar të japin më të mirën e tyre, në mënyrë që skuadra të arrijë objektivat e këtij sezoni. Objektivi ynë është Kupa e Kosoves, por dua të theksoj sa i perket renditjes ne tabele aty jemi perkohesisht,  synim kemi qe te kemi ngritje ne renditjen tabelare. Kam bindjen se do të kemi një sezon të suksesshëm”. Duke vijuar më tej, Ismaili shtoi: “Po përpiqemi të formojmë një grup të denjë, i cili të jetë i aftë për të përballuar me sukses sezonin tha Ismaili.

Kryetari i bordit Saqip Shala kujton sezonin 2000/01 dhe beson që Drita do të fitojë kupën e Kosovës.

Nënkryetari i bordit Besim ismaili tha, ka ardhur koha që në qytetin e Gjilanit ta sjellim Kupën e shumepritur. /RadioRINIA/

Previous articleStatuti i Komunës së Gjilanit do të duhej të ndryshohet!
Next articleThaçi: Mezi po e pret miqësoren e parë