Ismaili: Qytetin e Futbollit e kapluan ethet!

Gjilan – Ethet e derbit filluan prej momentit qe u informuam  per takimin qe do te zhvillohet  diteve te ardhshme ne  Cerekfinalen e Kupes se Kosoves me rivalin e perbetuar Gjilanin.

Ishte një lajm i mirëpritur për Nënkryetarin e Klubit Futbollistik Drita  Besim Ismaili, ai u shpreh tejet i kënaqur  me këtë lajm dhe tha, kjo është një mundësi për ti treguar edhe njëherë Kosovës, rajonit  se ka i bie rruga për nëkryeqytetin e futbollit.

Ismaili tregon se javen  e fundit nuk flitet tjetër pos për përplasjen e madhe mes Dritës dhe Gjilanit , eshte nje atmosfere qe ndodh vetem gjate diteve te festave Kombtare, ku shihen njerez me veshje te tifozeve si nga INTELEKTALET ashtu edhe nga SKIFTERAT , qe te bene te jetosh tere ate javen nen ethet e derbit te shume pritur.

Orët e para të asaj dite, një qytet i tërë niset drejt Stadiumit, pasi disa orë para derbit vështirë gjendet vend në shkallët e stërmbushura.

Stadiumi eshte i vogël për t’i zënë të gjithë tifozët e interesuar për të përcjellë ndeshjen dhe shume prej te interesuarve mbesin jashte.

Derbi qe mbledh numër rekord shikuesish, zakonisht mbi 10.000 , pa marrë parasysh se në cilën kategori janë dy skuadrat rivale. Ky derbi mban edhe rekordin e pathyeshëm paslufte, kur në finalen e Kupës së Kosovës mes këtyre skuadrave rivale, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, në 2001 ishin të pranishëm mbi 25.000 shikues tha Nenkryetari i KF.DRITA Besim Ismaili. /RadiRINIA/