Në stacionin policor Deçan më 24 mars ka shkruare viktima Bujar Z. i lindur 1981 në fshatin Irzniq dhe ka raportuar se derisa ishte jashtë objektit të fushës së futbollit”Kenguri” në Isniq të Deçanit , pas një fjalosje verbale që kishte me një person nga fshati Isniq,i njëjti kishte shtëne në drejtim të tij me një armë zjarri (pistoletë).
Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka bërë lokalizimin dhe sigurimin e këtij vendi.
Në vendngjarje është gjetur një fishek i pa zbrazur i cal.7.65mm.
Viktima e rastit nuk kishte pësuar lëndime trupore por si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit ishte dëmtuar xhami i një veture e cila kishte qenë e parkuar aty, njofton Policia e Kosovës .
Policia ka arritur qe të identifikoje personin e dyshimtë shtetasin Florim H. nga fshati Isniq.