Dita zgjatet , lëkura ka dëshirë për oksigjen dhe energji nga natyra qe zgjohet duke prodhuar një vitalitet te rinovuar ne te gjithë boten…brenda dhe jashtë nesh!
Dita zgjatet , lëkura ka dëshirë për oksigjen dhe energji nga natyra qe zgjohet duke prodhuar një vitalitet te rinovuar ne te gjithë boten…brenda dhe jashtë nesh!
1- Te rilindesh ne pranvere
Sipas mjekësisë tradicionale kineze pranvera është stina ku cikli jetësor fillon. Riaktivizohet natyra, dhe me te edhe ne, vibrimet energjike te botes dhe cikli i stinëve mbështillen ne trupin njerëzor ne një zbulim te vërtet ndjenjash dhe mendimesh. Jeni gati për te rilindur?
2- Pastrimi ne pranvere: lëkurë dhe metabolizëm
Stina e bukur është një periudhe perfekte për një diete pastrimi, eliminoni toksinat dhe prisni pranverën me një lëkurë elastike dhe te shkëlqyeshme. Zgjatja e ditës lehtëson sistemin nervor i cili influencon ne metabolizëm. Rilindja pranverore ne veçanti reagon ne mëlçi, qe përveç se rregullon energjinë ne te gjithë organizmin, luan dhe një rol tjetër te rëndësishëm atë te drenimit dhe dizintoksikimit. Nëse për disa dite reduktoni alkoolin dhe ushqimet me yndyre, sheqer, laktina, kafe duke parapëlqyer supat me perime apo fruta, nuk do te thotë qe vetëm do te humbisni peshe për kështu do te eliminoni toksinat e dimrit duke punuar ne metabolizëm dhe ne lëkurë.
3- Modeli i flokëve
Ndërroni modelin, ne këtë mënyrë do te largoni dhe mendimet negative! Te presësh flokët dhe te ndryshosh model është simbol i transformimit. Për me tepër ju lejon te mbani ne shëndet te mire flokët.
4- Maske për fytyrën
Këshilla e bukurisë për ne pranvere? Transformoni shtëpinë ne një spa dhe jepini hapësire vetes tuaj. Mund te bëni scrub te ëmbël, perfekt për te eliminuar qelizat e vdekura dhe për te riaktivizuar qarkullimin. Përzieni mjaltin dhe kosin, ne këtë mënyrë do te keni një maske shume te mire për te përkëdhelur fytyrën dhe trupin.
5- Lëvizni
Biçiklete, patina, vrap, çdo aktivitet është i vlefshëm për te lëvizur. Vini ne qarkullim endorfinën duke eksperimentuar një sport te ri se bashku me miket. Apo diçka me te thjeshte…ndizni muzikën! Muzika është terapia e shpirtit sipas shume studimeve, te kërcesh ju mban ne forme trupin dhe mendjen.
6- Thyeni rutinën
Ne pranvere duket se dashuria është kudo ne ajër. Marrëdhënia ne çift është një udhëtim qe zgjate për te gjithë jetën, e destinuar për te kaluar dite me diell apo stuhi. Transformoni një periudhe krize ne rastin me te mire për te thyer rutinën. Nëse lidhja është ajo e duhura, mund ti jepni një jete te re, te jetoni, te qeshni, te ndiheni mire. Ndonjëherë jemi te burgosur ne veten tone, lëreni pastrimin e shtëpisë për një dite tjetër, kaloni një dite apo mbrëmje te këndshme me partnerin do tju bej ndiheni me mire dhe te përballoni përditshmërinë me një buzëqeshje.