Home SHËNDETËSI Ja çfarë duhet të bëni pak ditë para ciklit

Ja çfarë duhet të bëni pak ditë para ciklit

Thuajse katër femra në dhjetë, një javë para ciklit menstrual janë të rëna moralisht dhe e shikojnë çdo gjë në mënyrë të errët. Janë këto simptomat paramenstruale, të cilat shpesh shkaktojnë mendime depresive.

Por ajo që lehtëson është fakti, se këto mendime zhduken me ardhjen e ciklit. Për të mbajtur nën kontroll këto ndjesi, po sjellim disa këshilla praktike: -Një kurë me magnez është ideale për të mbajtur të ekuilibruar humorin.

Është një mineral i rëndësishëm për femrat sidomos para ciklit. Falë magnezit femrat arrijnë që të jenë në gjendje të mirë edhe para ciklit edhe gjatë tij, duke mos qëndruar vetëm në krevat. -Zgjidhni ushqime që iu përmirësojnë humorin.

Peshku salmon, çokollata, bajamet, djathi mozarela, etj., janë shumë të dobishme në këtë drejtim. Edhe frutat dhe perimet me ngjyra të forta si qershitë, karotat dhe luleshtrydhet i bëjnë femrat të ndihen më mirë.

Nëse mendimet e trishta nuk iu lënë të flini, provoni frymëmarrjen me joga. Një mundësi tjetër është duke mbështetur duart mbi bark me sy mbyllur dhe të mbusheni thellë me frymë, duke ndjekur vetëm ritmin e frymëmarrjes dhe asgjë tjetër.

Previous articleErdogan nesër në Tiranë
Next articleVideolojërat do të zëvendësojnë provimet